75 Mall Live Search
13:02 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Vushtrri, përkujtohet dëshmori i kombit Avni Saraçi me homazhe dhe përurim të shtatores

Është shënuar përvjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Avni Saraçi, në Vushtrri me aktivitete përkujtimore të organizuara nga Komuna e Vushtrrisë.

Ceremonitë kanë filluar me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në orën 11:00, ku përfaqësues të institucioneve, familjarë dhe qytetarë kanë nderuar veprën e tij. Më pas, në orën 12:00, është bërë përurimi i shtatores së dëshmorit Avni Saraçi, në vendin e rënies së tij, afër urës së gurit, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Në këtë aktivitet është theksuar rëndësia e sakrificës së dëshmorit për lirinë e vendit dhe domosdoshmëria e ruajtjes së kujtimit për brezat që vijnë.