75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / L K

Vushtrri/Persona të panjohur e sulmojnë fizikisht dhe ia vjedhin telefonin e kuletën

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht një person në Vushtrri dhe ia kanë vjedhur telefonin dhe kuletën.

Rasti është cilësuar si ‘Grabitje e armatosur’ dhe është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marr  telefonin celular dhe  kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme. Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.