75 Mall Live Search
08:29 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / MSH

Vushtrri: Policia gjen armë në veturën e një të dyshuari

Sot rreth orës 00:45 njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar një armë zjarri.

Konfiskimi i armës është bërë në kohën kur njësia policore, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së të dyshuarit, kanë gjetur një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për bartje arme.

Pas intervistimit, i dyshuari u lirua në procedurë rregullt.

Ndaj tij u iniciua rast për veprën penale: “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”.