Vushtrri: Policia sekuestron dy armë
Njësitet policore në Vushtrri, gjatë aktiviteteve të tyre operative e hetimore, në dy raste të ndara, kanë sekuestruar dy armë zjarri.
Sipas policisë, në rastin e parë, gjatë realizimit të një pike kontrolli nga Njësia e reagimit të shpejtë, tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk kishte leje.
Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në rastin e dytë, hetuesit policorë, gjatë hetimeve që ndërlidhen me një rast të dhunës në familje, tek i dyshuari kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë, një mjet i quajtur boks hekuri dhe një thikë.
Policia bën me dije se, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.


