Vushtrri-Prizren-Korçë, s’ka gjë që e ndal, i palodhshmi Ermal
Ka qenë një nga këngëtarët më të suksesshëm të vitit 2019. Me këtë tempo, edhe po e mbyll vitin Ermal Fejzullahu. Këngëtari i dashur nga shumë njerëz të të gjitha gjeneratave nuk e ka në plan të ndalet as për festa.
Ermal Fejzullahu, sot do të performojë në dy qytete të ndryshme të Kosovës. Në Vushtrri te “Morena” dhe në Przren te “Gold Pool”, fansat kanë shansin të dëgjojnë hitet e tij.
Por, Ermal Fejzullahu, do të jetë në shërbim të publikut edhe në natën e ndërrimit të viteve. Me 31 dhjetor, për herë të parë, Ermali do të performojë në Korçë./Indeksonline/