75 Mall Live Search
23:09 / E Premte, 17 Prill 2026 / MSH1

Vushtrri: Rrahje brutale në një lokal

Një rrahje brutale ka ndodhur sonte në Vushtrri.

Disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike që eskaloi me hedhje gjësendesh në një lokal, shkruan IndeksOnline.

Në videon e siguruar nga IndeksOnline shihen të dyshuarit duke e sulmuar njëri-tjetrin, teksa jashtë lokalit dëgjohen britma dhe gotat që thyhen.

Raportimet e para pohojnë se nga ky sherr ka pësuar një person, i cili është therur me thikë. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.

Më poshtë pamje: