21:44 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vushtrria dërgon ankesë në FFK kundër Genc Nuzës

Sfida e parë e xhiros së 19-të Vushtrria – Drita kaloi me tensione.

Kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi u ankua pas ndeshjes duke thënë se referimi nuk ka qenë në nivel.

Akuza pati edhe trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica.

Vushtrria pretendon se një gol i realizuar nga Drilon Fazliu u anulua pa të drejtë.

Kryetari Kajtazi njofton se të hënën do të dorëzohet në FFK një ankesë për referimin e ndeshjes në fjalë.

Nesër do ta dorëzojmë një ankesë në FFK“, ka thënë Bajrush Kajtazi për gazetën Zëri.

Drejtësinë në ndeshjen Vushtrria – Drita e ka ndarë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.

Drita e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:3.