75 Mall Live Search
15:12 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / Gj Sh

Vushtrria fiton derbin ndaj Trepçës, tre pikë marrin edhe Liria e Vëllaznimi

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të javës së 15-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Skuadra e Vushtrrisë fitoi derbin ndaj Trepçës me rezultat 4-1 dhe vazhdon të jetë lider i tabelës, shkruan IndeksOnline.

Fitore po ashtu kanë shënuar edhe Liria e Vëllaznimi, duke mposhtur skuadrat Kika, respektivisht Vjosa.

Rezultatet Perfundimtare:

Tefik Çanga 2:1 Besa Peja

Rilindja 1974 2:1 Suhareka

Liria 3:0 Kika

Vjosa 2:3 Vëllaznimi

KEK-u 0:3 Ramiz Sadiku

Vushtrria 4:1 Trepça