75 Mall Live Search
19:19 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vushtrria i kërkon falje FFK-së, “Na lejoni shikuesit dhe paratë e biletave i dërgojmë në Shqipëri për bamirësi”

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e pati dënuar Vushtrrinë më dy ndeshje pa prezencë të tifozëve për shkak të fyerjeve raciste dhe sulmit ndaj gjyqtarit Burim Jahmurataj.

Tashmë vushtrriasit një ndeshje e kanë vuajtur dënim ndërsa e dyta do të jetë kundër Ballkanit të hënën.

Kryesia e Vushtrrisë ka kërkuar nga FFK-ja që t’ia falin gjysmën e dënimit, në mënyrë fitimin nga biletat e shitura t’i dhurojnë si donacion për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i Vushtrrisë:

“Klubi ka dorëzuar kërkesë për falje të denimit pranë FFK-së, që ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor 2019 kundër KF Ballkanit, e cila zhvillohet të Hënen në ‘Ferki Aliu’ të luhet në praninë e shikueshmerisë Vushtrriase, ku të gjitha mjetet e grumbulluara prej biletave do ti dedikohen tragjedisë së ndodhur në Shqipëri!
Ne shpresojmë se do të hasim në mirekuptim në mënyrë që Vushtrria të tregojë edhe një here zemërgjerësin siq e treguan së fundi me organizimin e djelmoshave të Forcës!”

/Indeksonline/