75 Mall Live Search
18:56 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vushtrria i prish punë Flamurtarit në luftën për mbijetesë

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vushtrria ka arritur të marrë një barazim si vendas ndaj Flamurtarit me rezultat 2:2, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Prishtina, me anë të Zeqirit, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Fazliu barazoi shifrat në 1 me 1.

Ndërsa epërsinë skuadrës së Sunaj Keçit ia riktheu sulmuesi Stollqaku, mirëpo në minutat e fundit të pjesës së parë shifrat i barazoi skuadra vendase me anë të Sie.

Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje e barabartë, dhe asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënoj golin e fitores.

Ky barazim i prishë mjaft shumë punë Flamurtarit në luftën për mbijetesë, ndërsa Vushtrria tashmë ka rënë edhe matematikisht nga Superliga pas humbjes ndaj Ballkanit./IndeksOnline/