Vushtrria i heq shpenzimet mortore

Komuna e Vushtrrisë dhe Bashkësia Islame e rifreskojnë bashkëpunimin për heqjen e shpenzimeve të varrimit
Sot përmes një komunikate shtypi bëhet e ditur se Komuna e Vushtrrisë dhe Bashkësia Islame ripërtërijnë marrëveshjen trevjeçare për heqjen e shpenzimeve të varrimit, shkruan IndeksOnline.
“Në bazë të memorandumit, Komuna e Vushtrrisë do të heqë shpenzimet për këto rite: kryerjen e ritualeve të varrimit sipas traditave fetare islame, pastrimin e kufomës, qefinin, dërrasat, piramidat me mbishkrim dhe transportin e kufomës”, sipas komunikatës.
Po ky memorandum nuk përfshin edhe shpenzimet e hapjes se varrit.
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, me kërkesë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, shpenzimet e hapjes së varrit nuk janë përfshirë në këtë memorandum.