75 Mall Live Search
08:06 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / mp

Vushtrria me shërbime të veçanta për bashkatdhetarët gjatë verës

Komuna e Vushtrrisë ka marrë një iniciativë specifike për mërgimtarët.

Ky institucion sot do të hapë sportele të veçanta që ofrojnë shërbime për bashkatdhetarët gjatë muajve të verës.

Në këtë organizim pritet të marrin pjesë kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, dhe drejtoresha për Diasporë dhe Integrime Evropiane, Medina Bunjaku.