75 Mall Live Search
23:37 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Burim

Vushtrria në balotazh, votat e LDK-së pritet të jenë përcaktuese

Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka dalë fitues i zgjedhjeve me 45.56% apo (13 mijë e 526 vota), pas tij renditet kandidati i Vetëvendosjes, Sylejman Meholli, me 30.63% apo (9 mijë e 93 vota).

I treti në garë ka dalë kandidati i LDK-së, Xhafer Tahir.

Me këtë rezultat në balotazh shkojnë PDK dhe Vetëvendosje. /IndeksOnline/