75 Mall Live Search
19:06 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Vushtrria, qyteti i fjetur në kohë pandemie

Zymtësi, heshtje e rrugë të boshatisura nga njerëzit janë duke e shoqëruar po thuajse çdo qytet të Kosovës në këtë kohë pandemie nga COVID-19, e po ashtu edhe njërin ndër qytetet më të lashta në Kosovë, qytetin e Vushtrrisë.

Këto pamje të filmuara me dron dy netët e fundit tregojnë realitetin e një qyteti të fjetur nga gjallëria që kishe një muaji më parë.

E kjo zymtësi ka ardhur si rezultat i respektimit të masave të fundit të Qeverisë, për kufizim të lëvizjes, vetëm brenda orarit të caktuar e që i bie për çdo person brenda 24 orësh të ketë të drejt lëvizje vetëm 90 minuta.