75 Mall Live Search
22:03 / E Shtunë, 11 Mars 2023 / C E

Vushtrria shkarkon trajnerin Alban Dragusha

Vushtrria ka njoftuar për largimin e trajnerit të ekipit, Alban Dragusha.

Skuadra kosovare e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, ka njoftuar përmes Facebook se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me Alban Dragushën.

Vushtrria pozicionohet në vendin e tretë në grupin B të Ligës së Parë dhe po lufton për promovim në Superligën e Kosovës.

FC Vushtrria në dy ndeshjet e fundit nuk ka kaluar formë të mirë pasi u mposht nga Ulpiana dhe barazoi me 2 Korrikun.