75 Mall Live Search
10:15 / E Diele, 22 Qershor 2025 / Burim

Vushtrriasi ankohet se gjatë natës shtëpia ju sulmua me armë zjarri, policia nis hetimet

Një shtëpi është sulmuar me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Vushtrri.

Rastin në polici e ka raportuar pala e dëmtuar.

Sipas tij, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së ti dhe është larguar në drejtim të panjohur, raporton IndeksOnline.

Policia njofton, se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Vushtrri 21.06.2025-22:55. Ankuesi m/k ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/