Vushtrriasi e bën për spital gruan dhe vajzën

Një grua nga Vushtrria dje pas mesnate ka raportuar në polici se ajo dhe vajza e saj janë rrahur nga bashkëshorti i saj, shkruan Indeksonline.
Nga dhuna fizike e ushtruar ndaj tyre, vajza ka marrë lëndime të dukshme trupore, thuhet në raportin e policisë.
Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari nuk është hasur ende.
“Vushtrri 25.02.2021 – 00:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës. Sidomos vajzës i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi ndërsa i dyshuari nuk është hasur ende. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”./Indeksonline/