Një vushtrrias i infektuar me Covid-19 shkel rregullat, nuk qëndron në shtëpi

Komuna e Vushtrrisë edhe më tej vazhdon të ketë të infektuar me Covid-19, të cilëve edhe u është rekomanduar të qëndrojnë në vetizolim.
Por, nuk ka vepruar një i infektuar, derisa ka dalë jashtë shtëpisë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Njësiti policor ka shkuar në lokacionin e personit, i cili është pozitiv me Covid-19 ku ai nuk është hasur në shtëpi sipas rekomandimeve, por kishte dalë në qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ndaj të dyshuarit iniciohet rasti si më sipër”, thuhet në raportin e PK-së. /Indeksonline/