Vushtrriasi kishte seancë me gruan në gjyq, arrestohet pasi kërcënon gjyqtarin përmes Facebook-ut

Në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për kanosje, në Vushtrri.
Një person është arrestuar, pasi ai ka kanosur gjyqtarin përmes rrjetit social, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari kishte pasur një seancë gjyqësore së bashku me bashkëshorten e tij dhe si pasojë e saj ka ndodhur kanosja.
Rr. “Skënderbeu”, Vushtrri 30.11.2020 – 13:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i ka kanosur gjyqtarin mashkull kosovar përmes rrjetit social Facebook. I dyshuari kishte pasur një seancë gjyqësore së bashku me bashkëshorten dhe si pasojë ka ndodhur kanosja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/