75 Mall Live Search
11:22 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Vushtrriasi shkruan grafitë “UÇK” në shkollën serbe, reagon Policia

Policia e Kosovës ka ndalur dje një person në Vushtrri nën dyshimin për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Ai dyshohet se ka shkruar një grafit “UÇK” në murin e shkollës “21 Nëntori” (e komunitetit serb) dhe në një shtëpi të një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar “UÇK”.

Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/