75 Mall Live Search
23:18 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

Vushtrriasit e ‘harrojnë’ çajin, mblidhen mijëra vetë për Don Xhonin

Emri i tij është bërë sensacion.

Don Xhoni ka arritur të thej rekorde të dëgjueshmërisë në çdo platformë, shkruan Indeksonline.

Ai ka arritur të ketë fansa në çdo vend ku ka shqiptar, e tani me hapjen e koncerteve po vërehet përkrahja e tyre edhe më shumë.

Sonte ka përformuar në qytetin e Vushtrrisë, vend në të cilën janë mbledhur mijëra persona për të parë nga afër idolin e tyre.

Indeksonline ka siguruar një video në të cilën shihen që lokali po ‘vlon’ nga njerëzit.

Duket se prezenca e reperit ka bërë që vushtrriasit për një moment të harrojnë çajin, e të ndjekin përformancën e tij elektrizuese./Indeksonline/