10:01 / E Shtunë, 08 Gusht 2020

Vushtrriasit në hall me shtyllat e kalbura, kërkojnë ndërrimin e tyre pasi vite më parë ndodhi një rast tragjik!

Banorët e Vushtrrisë, afër rrugës Basri Ali Hyseni po shqetësohen, pasi që një kohë të gjatë është thyer një shtyllë elektrike, dhe ende nuk është rregulluar.

Q.U e ka shprehur shqetësimin e tij te Indeksonline, duke treguar se pikërisht në këtë vend, ka ndërruar jetë babai i tij H.U.

Kjo shtylla është kalbur e thyer. Në vitin 2009 kjo shtyllë ma ka mbyt babën”, u shpreh ai.

Ai thotë që kjo është papergjegjësi totale e KEK-ut, dhe se kanë kërkuar ndihmë shumë herë.

I kem thirr që 20 herë por s’vjen askush, deri të mbyt prap dikan”, tregon më tutje Q.U.

Pas rastit tragjik, ai thotë që janë rregulluar “formalisht”, andaj kërkojnë që të vendosen shtyllat e betonit, dhe të mënjanohet rreziku.

Poashtu reshjet e fundit kanë bërë që kjo rrugë të vërshohet nga uji, me ç’rast po iu pamundësohet kalimi i këmbësorëve./Indeksonline/

Mos i humb