75 Mall Live Search
08:15 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / OSH

Vushtrriasit rrahen me shufër metaliku – arrestohet një person

Në orët e  mbrëmjes  së datës  14 qershor 2022,  në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Nga hetimet fillestare, bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje  e ndodhur në  rrugën ‘Bedri Pejani’ në Vushtrri,  dy persona – viktima   kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në  cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një (shufër metali).

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa  pas intervistimit  të dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor.