Vushtrrisë i refuzohet kërkesa për të luajtur në praninë e tifozëve – paratë do shkonin për familjet e prekura nga tërmeti
Klubi futbollistik kishte kërkuar nga Federata e futbollit e Kosovës që ndeshjen ndaj Ballkanit ta luante me praninë e tifozëve dhe paratë e mbledhura t’u dedikohen familjeve të ardhura në Vushtrri nga zonat e tërmetit që ndodhi në Shqipëri.
Megjithatë, kjo kërkesë nuk u është pranuar vushtrriasve.
Në një postim në Facebook, ata e kanë sqaruar këtë situatë, shkruan Indeksonline.
Ja postimi i plotë i tyre: