10:42 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / S Z

VV nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për mbështetjen financiare të Policisë

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën e jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës, Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështjetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Por në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e Vetëvendosjes dhe as ministrat e Qeverisë.

Ndërkaq grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje,  kanë paralajmëruar një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 11:00. /Indeksonline/