75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / k.v

VV-AAK-AKR bojkotojnë votimin për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, po e bojkotojnë votimin për zgjedhjen e kryesuesit komunal të Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Në votim po marrin pjesë asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës të cilat kanë arritur marrëveshje bashkëqeverisëse.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka propozuar Fehmi Kupina për kryesues.

Ai është i vetëm në garë dhe po votohet pro ose kundër zgjedhjes së tij për kryesues të kuvendit./IndeksOnline/