VV akuzon LDK-në në Podujevë për blerje votash, aktivisti Arsim Syla këto i quan shpifje

Lëvizja Vetëvendosje , Qendra në Podujevë ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka ndaluar aktivistin e LDK-së, Arsim Syla në Gllamnik të Podujevës për blerje votash, i cili është intervistuar si i dyshuar.
Mirëpo të kundërtën e thotë Arsim Syla në një deklaratë për IndeksOnlie. Ai thotë se nuk është arrestuar mirëpo vetëm e ka dhënë një deklaratë si dëshmitar.
“Nuk është hap rast, e kam dhënë një deklaratë si dëshmitar edhe aty është mbyll kjo çështje”, ka thënë Syla.
Ndërsa VV thotë se ka informacione nga tereni se edhe aktivistë të tjerë të LDK-së po bëjnë të njëjtën gjë.
“Kërkojmë nga organet e rendit që të veprojë shpejt dhe t’i ndalojë këto veprime të kundërligjshme dhe që cenojnë demokracinë rëndë. Tentimet për tjetërsim të vullnetit të qytetarëve janë veprime kriminale që po kryhen nga një grupim politik”, thuhet në njoftimin e VV-së në Podujevë./IndeksOnline/