75 Mall Live Search
12:07 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / B O

VV akuzon pushtetin lokal në Suharekë për dallavere me tenderë tek bizneset e reja

Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë ka akuzuar pushtetin lokal për dhënie të qëllimshme të tenderëve bizneseve të reja.

VV ka përmendur shembullin e një biznesi të ri i qiajtur “HIG-INVEST”, e cila sipas tyre ende pa i bërë 6 muaj aktivitet është fitues i 3 tenderëve.

Statusi i plotë:

Sikur në krejt Kosovën edhe në Komunën e Therandës, pandemia ka ndikuar negativisht tek bizneset dhe tek ekonomitë familjare, por disa pushtetarëve u ka sjellur përfitime në mënyra të ndryshme.

Një mënyrë që është shfrytëzuar nga pushteti lokal në Therandë është krijimi i bizneseve të reja fillimisht, pastaj dhënia e tenderëve të njëjtëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Therandë, gjatë përcjelljes së kontratave të nënshkruara nga Komuna, por edhe nga kontaktet nga konkurent si dhe njerëz të vullnetit të mirë, të cilët nuk duan që të ketë keqpërdorime, kemi vërejtur këtë dukuri, andaj edhe po e bëjmë të njohur një rast që ka ndodhur në Therandë.

Më 15 Qershor themelohet biznesi HIG-INVEST, ende pa i bërë 6 muaj aktivitet, ky biznes tashmë është fitues i 3 tenderëve.
11 ditë pas themelimit, hapet një tender në vlerë 134.000€ të cilit e fiton, edhe pse nuk është më i liri, kështu i fiton edhe dy tendër të tjerë në vlerë 88.000€ dhe në vlerë 22.000€, përsëri duke mos qenë më i liri.
Ky biznes është i njohur për ndikimet dhe lidhjet e pushtetit me pronarët, gjithashtu është interesant fakti që në të tre tenderët e fituar është në koncorsium më të njëjtin Operator Ekonomik.