11:26 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / k.v

VV: Alban Hyseni është zëri që u dëgjua edhe përtej Gjilanit!

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni gjatë fushatës së balotazhit ka marrë përkrahje gjithandej.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, këndshmëria e tij në të folur e në debate, afërsia e thjeshtësia e tij me qytetarë, përvoja dhe dija profesionale që ai tregoi, u çmua gjithandej vendit e sidomos nga qytetarët e Gjilanit që e njohin më shumë e më mirë si bashkëqytetar të zot, e të aftë për Kryetar.

Sipas VV-së, vizioni i Albanit për Gjilanin është vizion që në shpalosjen e tij mes qytetarëve ka gjetur mbështetjen e tyre sepse i përgjigjet asaj që i duhet dhe i ka munguar Gjilanit për shumë vite. Drejtësi, zhvillim, e prosperitet, nga një qeverisje e re në Gjilan që ka edhe mbështetjen e qeverisë qendrore është përgjigjja për Gjilanin në këto zgjedhje.

“Me 14 nëntor, votojmë numrin 144 dhe Alban Hysenin Kryetar të ri të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e VV-së.