75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / S Z

VV-ja del e para dhe në Pejë, ja sa vota mori partia e cila e udhëheq këtë komunë

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme dhe në komunën e Pejës, e cila udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Vetëvendosje në Pejë  ka marrë 48,27 për qind apo 21,327 vota.

Në Pejë në vendin e dytë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila aktualisht e udhëheq këtë komunë. Në këto zgjedhje, LDK-ja ka marrë 21,67 për qind apo 9,575 vota.

Forca e tretë politike në këtë komunë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka siguruar 13,55 për qind, përkatësisht 5,988 vota.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e katërta me 10,28 për qind apo 4,543 vota.