75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

VV dhe LDK në “luftë” për pushtet në Mitrovicë

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila po e qeverisë vendin me kryeministër Avdullah Hotin, pas koalicionit me AAK-në dhe NISMA-n, po mobilizohet edhe për zgjedhjet lokale 2021.

Ky subjekt politik ka nisur punët që tashti në Komunën e Mitrovicës, derisa po synon që të dërgojë në opozitë Agim Bahtirin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e konfirmoi ditë më parë për IndeksOnlinen, kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Ai tha se në parim kanë bërë një marrëveshje me AKR-në dhe PD-në. Derisa gjatë javës ajo edhe do të finalizohet

Pas lidhjes së ktij koalicioni, Agim Bahtiri do të ketë më pak vota sesa grupi i LDK-së. E, mediat lokale sot thanë se i pari i Mitrovicës i ka ofruar një bashkëpunim PDK-së, por këtë për IndekOnline e ka mohuar nënkryetari Faruk Mujka.

“Ne jemi në bashkëqeverisje nga viti 2017, kemi qenë VV –AKR sa ka qenë Agim Bahtiri në AKR dhe AAK –NISMA. LDK dhe PDK kanë qenë në opozitë, tash kur AKR ka kalu në VV dhe 2 asamblistë kanë mbetë në AKR e të njëjtit e kanë bërë marrëveshjen me LDK-në për një koalicion opozitar, s’po mundem me nënkuptu as çka po duan, sido që të jetë ata janë bërë bashkë, ne jemi këtu ku jemi.

PDK nuk ka naj interesim për bashkëpunim, por as ne për momentin”, tha ai.

Mujka ka “ironizuar” me këtë koalicion, deri sa tha se po duan ta bllokojnë pushtetin, duke marrë si shembull nivelin qëndror, por që sipas tij për nivelin lokal vendos vetëm vota e popullit.

“Nëse është në zgjedhje, unë plotësisht e pranoj, por kur e kanë lidhë marrëveshjen kanë thënë se po duam ta bllokojmë pushtetin. Nashta e kanë pas pasqyrë nivelin qëndror me kontrabandu me vota me marr pushtetin, por në nivelin lokal vlenë vetëm vota e popullit, votën e drejtëpërdrejtë të qytetarëve.

Kështu që deri në vitin e ardhshëm ata ishalla e kanë program, ndonjë projekt, një opsion të mirë për t’ia ofruar qytetarëve, përndryshe të gjithë numrat që nga niveli lokal e në atë nacional e tregojnë që me këtë bashkim që e kanë bërë mund t’i kenë 300-400 vota më shumë dhe asnjë me tepër.

Për neve nuk paraqet shqetësim. Për neve paraqet shqetsim më të madh veç me mujt m’i kry obligimet që i kemi ndaj qytetarëve. Ky bashkimi paraqet shqetësimin më të vogël për ne”.

Vlenë të theksohet se tani LDK-ja ka 11 vota në asamble, ndërkohë që VV-ja i ka 10, aq sa ka PDK-ja./Indeksonline