75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

VV-LDK s’e votojnë, dështon sërish Projektligji për vlerat e UÇK-së

As sot nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës Projektligji për vlerat e UÇK-së.

Projektligji në fjalë në Kuvendin e Kosovës mori vetëm 36 vota pro.

Ai nuk u votua nga LDK-ja dhe VV-ja, parti të cilat abstenuan.

Si i tillë, ky projektligj do të vihet sërish në votim në njërën nga seancat e radhës.