75 Mall Live Search
16:32 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

VV dhe LDK pajtohen: Do ta krijojmë Zyren që do të konfiskojë pasurinë e jashtëligjshme!

Ka përfunduar takimi ndërmjet ekspertëve të dy partive, Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Deputeti i LDK-së, Arben Gashi foli pas takimit ku temë kyçe ishin çështjet e sigurisë.

Njëra prej pikave kryesore që u dakorduan LVV dhe LDK ishte krijimi i një “Zyre Hetimore”, shkruan Indeksonline

“Do të formojmë një Zyre të Hetimit e cila do të ketë disa kompetenca.

-Luftën kundër krimit të organizuar

-Hetimin e krimeve  politike

-Lufta kundër korrupsionit

-Komponentët e sundimit të ligjit, anti korrupsioni dhe konfiskimin e pasurisë të zyrtarëve.

-Për konfiskimin e pasurisë së paligjishme pa arsyetuar.

-Siguria e jashtme e brendshme dhe e jashtme e Kosovës. /Indeksonline.