VV e dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretimin e Hotit

Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër.
Kjo është kofnirmar nga Zyra për Media e LVV-së.

Ndryshe, presidenti Thaçi në një konferencë për media ka konfirmuar se sot e ka dekretuar Avdullah Hotin si kryeministër të ri të Kosovës.
Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.
“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret.