VV e LDK kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për Telekomin
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i kanë dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryesisë së Kuvendit, kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për Telekomin.
Këtë kërkesë e ka bërë të ditur VV-ja përmes një postimi në Facebook.
Ata kanë kërkuar që kjo seancë të mbahet më14 maj 2019 në ora 10:00, përcjellë Indeksonline.
“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i LDK-së dorëzuan kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që Qeveria i ka marrë në zbatimin e rezolutës së Kuvendit të vitit 2018”, thuhet në postim. /Indeksonline/
