75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / k.v

VV-ja ndjek me vëmendje paraqitjen e deputetit Selimi, para Speciales

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur në këto qaste për të ndjekur drejtpërdrejt paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale të deputetit, Rexhep Selimi.

Ata kanë shpërndarë një fotografi, ku shihen deputetët, duke e shikuar në televizor Selimin.

“Ai, ishte 10-shi në luftë, sepse veprimet kundër forcave te armatosura nuk mund të vlerësohen më pak se ky numër”, kanë shkruar sipër fotos.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua, më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë po të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas së Drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. /IndeksOnline/