75 Mall Live Search
09:04 / E Diele, 04 Janar 2026 / b l

VV e para, LDK e dyta, AAK e treta, rezultati i votave me postë kur janë numëruar 25% e votave të mërgimtarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave me postë.

Deri tani janë janë procesuar rezultatet e 25% të votave të mërgimtarëve që i kanë dërguar fletëvotimet me postë.

E para është Vetëvendosje me 69% të votave.

LDK është e dyta më 11.28%. E treta është AAK me 9.43%, ndërsa PDK ka marrë 8.13% apo 506 vota.

Kujtojmë se sot një javë qytetarët e Kosovës kabë votuar për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Vetëvendosje ka fituar bindshëm këto zgjedhje me rreth 50% të votave./IndeksOnline/