75 Mall Live Search
10:04 / E Martë, 29 Korrik 2025 / LB

VV: FSK-ja për herë të parë si ushtri në veri të vendit

Forca e Sigurisë e Kosovës, konkretisht njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit sot në mëngjes  janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit.

Njoftimin e ministrit në detyre, Ejup Maqedonci e ka shpërndarë edhe Lëvizja Vetëvendosje, ku ka shkruar se FSK-ja për herë të parë si ushtri në veri të vendit.

Kujtojmë se tash e dy ditë, një mërgimtar rreth 33-vjeçar është hedhur nga ura e liqenit të Ujmanit dhe nuk ka dalë nga aty.