75 Mall Live Search
22:18 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje s’kalon në procedurë të përshpejtuar

LVV nuk ka arritur të fitoj betejën kundër opozitës. Pak minuta më parë ka dështuar të votohet projekti për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve në procedurë të përshpejtuar.

65 deputetë votuan pro dhe 39 kundër që shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhjet të bëhet me procedurë të përshpejtuar dhe shmangie nga afatet procedurale, transmeton Indeksonline.

Për shqyrtimin e ndryshimeve të këtij ligji në procedurë të përshpejtuar nevojiteshin 2/3 e votave të deputetëve. /Indeksonline/