75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

VV i quan mandate të vjedhura 13 deputetët e larguar nga kjo parti

Lëvizja Vetëvendosje e i ka quajtur mandate të vjedhura mandatet e 13 deputetëve që më nuk janë pjesë e VV-së.

Në faqen zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, pas fotografive dhe emrave të deputetëve të kësaj partie, janë radhitur edhe 13 pozita tjera, pa foto, ku në çdonjërën shkruan “Mandat i vjedhur”.

VV-në e kanë braktisur 13 deputetë, pas përparjeve të mëdha që ndodhën në këtë partie pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

12 deputetë kanë formuar krahun e tyre politik, të quajtur PSD, ndërsa Donika Kadaj-Bujupi është kthyer “në shtëpinë e saj të vjetër”, AKK.