75 Mall Live Search
16:14 / E Diele, 04 Prill 2021 / Blerim

VV i uron besimtarët me rastin e festës së Pashkëve Katolike

Lëvizja Vetëvendosje u ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë dhe protestantë ditën e Pashkëve.

Postimi i plotë i VV-së:

Viti që e lëmë pas ia parashtroi njerëzimit një sfidë të re që po vazhdon të rëndojë mbi ne dhe më të dashurit tanë. Distanca, mbyllja, disiplina kanë qenë shënjues të ftohtë karshi marrëdhënieve që jemi mësuar t’i kemi mes vete, por dëshira dhe vullneti për përkujdesje ndaj njëri-tjetrit, ndihmë të ndërsjellët dhe solidaritet, kanë treguar që bashkë e të udhëhequr nga besimi e kolektiviteti mund ta tejkalojmë çdo sprovë e sfidë.

Urojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë, katolikë apo protestantë, dhe të gjithë ata që festojnë Pashkët, që dita e sotme, por edhe secila ditë e re t’i gjejë me shëndet e mbarësi, si ata, ashtu edhe familjet e tyre dhe rrethin shoqërorë. 

Gëzuar!