75 Mall Live Search
12:36 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

VV: Interesat e përbashkëta të LDK-së me PAN-in devijuan vullnetin qytetarë

Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e vitit të kaluar është shkelur dhe përdhosur.

Në përvjetorin e parë të zgjedhjeve parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se interesat e përbashkëta të LDK-së me partitë e PAN-it devijuan vullnetin qytetarë.

Përmes një konference shtypi, Konjufca tha se edhe në dialogun me Serbinë, Qeveria e Hotit është nënshtruar tërësisht.

“Interesat e përbashkëta të LDK-së me PAN-it bëri që të vjen një kryeministër si Avdullah Hoti. Qytetarët nuk i besojnë kësaj qeverie, rasti konkret është keqmenaxhimi me pandeminë”, tha ai.

Ai shtoi se Hoti mund t’ia bëjë një të mirë Kosovës duke dhënë dorëheqjen.

“Vullneti demokratik nuk mundet të vidhet, Avdullahi Hoti mund t’ia bëjë një të mirë Kosovës duke dhënë dorëheqjen”, tha nënkryetari Konjufca.

Ndërsa, anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, paraqiti disa nga sukseset e Qeverisë së Kurtit, ku tha se shteti i së drejtës ishte në fokus.