75 Mall Live Search
13:11 / E Premte, 11 Tetor 2024 / S Z

VV-ja bojkoton seancën, Lekaj: Ku jeni fshehur, dilni prej birucës!

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), lidhur me videoincizimet që janë publikuar nga bisedat mes shefes së Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Millan Radojçiqin.

E deputeti i AAK-së Pal Lekaj u ka bërë thirrje deputetëve të VV-së, të mos fshihen por të dalin dhe të ballafaqohen me të vërtetën.

“Ku jeni fshehur, dilni prej birucës. Fjalia e parë e imja është,  kolegë të VV -së ku jeni fshehur, dilni prej birucës. Sepse nuk mbrohet kështu veprimi juaj. Për katër vjet nuk ka qytetarë, që e gjenë një të mirë që e kanë bërë për këtë vend. Kanë ardhur me pompozitet e patriotizëm. Kanë ardhur me entuziazëm të paparë, se janë mbështetur prej 50 për qind të qytetarëve dhe pas 4 vjetësh po shkojnë kokëulur. Nuk kanë bërë asnjë veprim, në asnjë segment që do të mbahet mend. Kolegë nga VV-ja ejani ballafaqohuni me ata që keni vepruar, që asnjë qytetarë nuk kishte menduar që ju do të komunikoni me terroristin Radojçiq. Është e pakuptimtë që një lider që vjen nën petkun e patriotizmit dhe i veshur kuq  e zi, pas katër vite do të shkoj me petkun lara- lara”, ka thënë Lekaj.