75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 22 Gusht 2025 / KV

VV-ja ende pa kandidat për kryetar të kuvendit, Kërçeli refuzon propozimin e PDK-së

Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se subjekti i tij ende nuk ka vendosur për një emër që do ta propozojë për kryetar/e të kuvendit.

Ai komentoi edhe propozimin e PDK-së për zgjidhjen e ngërçit institucional, duke theksuar se asnjë subjekt politik nuk mund t’ia përcaktojë kandidatin Vetëvendosjes.

Sa u përket rasteve të ngjashme nga e kaluara, Kërçeli tha se sot po flasin për të tashmen.