75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / k.v

VV-ja fiton 63% të votave në komunën e udhëhequr nga Lutfi Haziri, dallimi në vota nga zgjedhjet e kaluara

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në komunën të cilën e drejton nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

63.24% të votave në Gjilan i ka marrë Lëvizja Vetëvendosje dhe vetëm 16.03% Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara nacionale, VV-ja këtë herë ka fituar 10 mijë vota më shumë, pra 28.568 vota gjithsejt.