VV-ja ia bën kuorumin Ramës, votohet më në fund buxheti i Komunës së Prishtinës

Kuvendi komunal i Prishtinës pak më parë ka votuar për buxhetin e vitit 2025.
Me 25 vota pro dhe asnjë kundër buxheti për vitin e ardhshëm është votuar, shkruan IndeksOnline.
Vlen të përmendim se në mungesë kuorumi, Komuna e Prishtinës ka dështuar disa herë të votonte buxhetin në vlerë prej 128 milionë eurosh.