16:59 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

VV-ja ja huqi me kërkesën që e dërgoi në KQZ

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga i cili institucion kërkon që zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës, të mbahen me 14 qershor 2020.

“Ne sot dorëzuam propozimin tonë dhe presim që KQZ-ja në koordinim me institucionet shëndetësore të caktojnë datën e zgjedhjeve”, thuhet në kërkesën e Qendrës së Lëvizjes vetëvendosje në Podujevë, transmeton IndeksOnline.

Zgjedhjet shpallen vetëm nga Presidenti i Republikës ndërsa KQZ bënë organizimin e tyre prandaj kjo kërkesë e VV-së është huqje e adresës.

“Pezullimi i zgjedhjeve komunale për kryetar komune është bërë me datën 14.03.2020, nga presidenti për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit. Situata e krijuar në vend e posaçërisht në komunën tonë ku nuk kemi asnjë rast aktiv të infektuar me covid19 mbi një muaj. Vlerësojmë se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e VV-së në Podujevë./IndeksOnline/