75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

VV-ja ndez motorët për zgjedhje, Albin Kurti takohet me këtë parti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesit e Partisë Egjiptase të Kosovës.

Vetëvendosje tregon se në këtë takim u diskutua për situatën politike pas vendimit të Kushtetueses.

Ky është postimi i plotë:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti priti në takim përfaqësuesit e Partisë Egjiptase të Kosovës të prirë nga deputeti Elbert Krasniqi.Në takim u bisedua për situatën aktuale politike sidomos pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të paligjshme e jokushtetuese qeverinë aktuale. Partia IRDK përveçse ka mbështetur ndryshimin ajo nuk i është bashkuar regjimit të vjetër politik në planet e tyre për të penguar e rrëzuar qeverisjen e mirë e të mbështetur nga qytetarët e Kosovës në pranverën 2020.Në takim po ashtu u diskutuan prioritetet që ky subjekt i ka në programin e tij me theks të veçantë nga luftimi i paragjykimeve, edukimi, strehimi e deri te punësimi, infrastruktura e biznesi gjithnjë në funksion të mirëqenies së qytetarëve të komunitetit egjiptas.