75 Mall Live Search
12:12 / E Martë, 29 Tetor 2024 / L K

VV-ja publikon një video nga veriu: Dikur lejohej vetëm ndërtimi i vilave të Radojçiqit, tashti po ndërtohen shtëpi për qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga punimet në rrugën Bare- Selac.

VV-ja ka thënë se në veri dikur lejohej vetëm ndërtimi i vilave të Radojçiqit ndërsa sot po ndërtohen shtëpi të qytetarëve dhe rrugët.

“Në veri të vendit dikur lejohej ndërtimi vetëm i villave të Radojçiqit, sot atje po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është “dhuratë e Rankoviqit”.”

VV-ja shton se për 4 vjet qeverisjeje është bërë punë e jashtëzakonshme ne atë zonë.

“Për këto 4 vjet qeverisje është bërë një punë e jashtëzakonshme në këtë zonë edhe nga aspekti infrastrukturor, janë shtruar shumë rrugë e po ndërtohen shumë shtëpi. Tashti është në përfundim edhe rruga Bare-Selac në gjatësi prej 8.4 km që ka një rëndësi të veçantë për banorët, por edhe gjithë sigurinë e vendit”.

Sipas VV-së, veriu ka qenë i lënë anash jo vetëm nga shtrirja e rendit dhe ligjit, por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve.

“Kjo pjesë ka qenë e lënë anash jo vetëm për nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve. Heqja dorë e të gjitha qeverisjeve ka bërë që pos presioneve të dhunshme për largim nga ato zona njerëzit të mos kenë as perspektivë jetese në mungesë të shërbimeve elementare për jetë.”