75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / Z S

VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

‘’Në përputhje me statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet  parlamentare të 9 shkurtit 2025’’, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se të gjithë anëtarët e lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 26.11.2024 deri më 30.11.2024.

Po ashtu është bërë e ditur se në secilën qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur komisionet zgjedhore ad-hoc të qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm./Indeksonline/